Lakuriqësia e Zaevit përball nismës të Ali Ahmetit!

Me shkas,nga gazetari Bekim Adili
Opinion me shkas nga gazetari Bekim Adili..
Opinion me shkas nga gazetari Bekim Adili

Grepin që hodhi Ali Ahmeti,vrapoj me shpejtësi pas krimbit për ta kapur Zaevi. I cili nxitimëthi nga ujrat politik të multikulturalizmit nxorri lakuriqësin e tij me doza të forta antishqiptare. Ai mohoj mundësin se mund të jetë Kryeministër një shqiptar në krye të Qeverisë, ku nën vetëdija e tradhëtoj atë, duke e konsideruar se shteti i takon vetëm komunitetit të tij. E të cilit duhet kujtuar, se ai si humbës morri drejtimin e qeverisjes falë votave të deputetëve shqiptar. E ku edhe sot përmes shqiptarëve kërkon të arrij fitoren e tij, por duke i trajtuar ata si vasal, pa ju ofruar mundësin e drejtimit qeverisës.

Moment i cili partisë shqiptare që hyri në koalicion parazgjedhor me LSDM-në, duhet ti vlej për të qartësuar mirë pozicionet e saj brenda këtij projekti të rrezikshëm. I cili në simbiozë me të huajin shkrin dinjitetin kombëtar e kulturor dhe i jep fuqi politike një subjekti i cili as përfaqëson dhe aq më pak mbron të drejtat tona kombëtare. Por që fatmirësisht qytetarët shqiptar, shpreh bindjen time, se nuk kanë memorien e peshkut.

Vitet e 90-ta nga ish Lidhja Komuniste, ajo Liberale dhe Alternativa Demokratike, përmes disa përfaqësuesëve shqiptar dështuan në marrjen e votave nga elektorati ynë i cili ende i kishte të freskëta politikat diskriminuese në emër të bashkëjetesës nga koha e Titos.

Sikurse në këto 4 vite ranë shumë maska të Zaevit nga premtimet, për fillimin e një epoke të re përmes konceptit të shtetit qytetar. Ai i kapur ngusht nga faktori ndërkombëtar e partneri shqiptar në qeverisje si dhe nga nevoja për të qëndruar në pushtet e jo nga dëshira, pranoj zyrtarizmin e gjuhës shqipe, kryeparlamentarin shqiptar, ndërrimin e emrit të shtetit duke hequr dorë nga identiteti tyre antik. Sa për dimenzionet tjera të aspektit qeverisës, të gjithë jemi dëshmitar se koncepti i shtetit “qytetar”, aspak nuk ka funksionuar në përputhje me filozofin e tij. Ku dëshmia më e mirë janë vetë zonat shqiptare në të cilat ai morri vota me shumicë e ku braktisi çdo lloj premtimi, duke i lënë të katandisura venbanimet shqiptare që i besuan. Kështu për shumë arsye ideja e Ali Ahmetit për qytetarët shqiptar sot është e besueshme.

E mbi të gjitha sepse premtimet e tij edhe pse në rrethana të vështira, për shqiptarët janë këthyer sot në një realitet të prekshëm. Të arritura të cilat për bazë kanë dy faktor kryesor. Një mbështetje peblishitare që i erdhi natyrshëm nga popullata liderit kryengritës dhe faktori tjetër që lidhet me besimin e fituar në këto dy dekada te shumica e elektoratit shqiptar,nga lidershipi partis të dalë nga lufta, përmes mbajtjes së fjalës. Pra duke ec në këto binar, ky binom sot me plot bindje kërkon arritjen e kreut të Qeverisë.

Ngjashëm sikurse në këto vite me mbështetjen e njëri tjetërit realizuan një sërë projektesh, duke i këthyer shqiptarët në element barabarsie dhe në një faktor jetik për mbijetesën e këtij shteti. E kundërta duke mbështet një kryeministër që vjen nga subjekti rrënjët e të cilit janë te Jugosllavia titiste e cila ushqente një ndjenj urrjetje ndaj qenjes sonë, është njësoj sikur ti besosh një ujku që ka ndërruar qimen por jo edhe zanatin. Por “ujkut” që u përpoq të luaj rolin e një qingji të urtë i ra lëkura e këtij të fundit,nga grepi që i hodhi Ali Ahmeti.

Tani ngelet që elektorati shqiptar i cili ka treguar një pjekuri politike gjithnjë e në rritje, në shumicë të penalizojë duke refuzuar filozofin e titizmit emitator dhe me qetësi përmes votës së tyre, të vazhdoj rrugëtimi ynë drejt barazis së plot nacionale, pse jo duke pas synim ulësen e të parit të Qeverisë së këtij vendi.

TvGurra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *