E PAFALËSHME TË LUAJM ME JETËN PËR MUNGESË KUJDESI – Kohë reflektimi, nga Bekim Adili

Kohë reflektimi, nga Bekim Adili

Dukurit e javës fundit si shtimi i të sëmurëve me Covid-19, prekja e moshave mesatare dhe tre raste ndërrimi jete, janë sinjalet serioze se edhe qyteti i Kërçovës, (deri dje i pa prekur nga virusi korona), tanimë do të përballet me këtë pandemi, ku të dhënat nga mbarë Bota vërtetojn, se nuk bëhët fjalë aspak për një grip të zakonshëm sikundër mundet t’a keni dëgjuar apo lexuar nga disa individ, por ky është “një virus REAL vdekje prurës”.

Për fat të keq, këtë më mirë se kushdo tjetër, janë të SËMURËT e prekur nga format e rënda të këtij infeksioni (të cilit tani i njohim), se thashethemet e përhapura për mos ekzistencën e këtij infeksioni, nuk qëndrojn aspak.

Andaj kushtrimi kësaj KOHE është të vlersojm më shumë JETËN duke treguar pak KUJDES.

Masat janë të thjeshta ndërsa ndërgjegjësimi ynë duhet të jetë i lart.

Aty ku lëvizin shumë njerëz, të respektojm distancën fizike, në ambiente të mbyllura të mbajm maskën, të dezinfektojm duarët si dhe të mbajm higjen. Këto pak masa lehtësisht të zbatueshme, që rezultojnë si jetë-shpëtuese, mos respektohen do të thotë të luajm me jetën tonë e mos dijm të vlersojm as jetën e të dashurëve që na rrethojn.

Pra nënvlerësimi situatës nga kjo sëmundje, nesër mund të jetë e PAFALËSHME. Që fataliteti mos jetë pjesë e jetës sonë, pa krijuar PANIK, kërkohet të kemi vetëm KUJDES!

Nga Bekim Adili

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *