Koalicioni “Tash është koha” proteston të hënën, Taravari: Nëse votuesit e Zajazit janë real, ia japim BDI-së deputetët

Jo vetëm në institucione, pakënaqësinë ndaj rezultatit të zgjedhjeve të 15 korrikut, koalicioni “Tash është koha” do ta shprehin edhe në rrugë. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do të protestojë të hënën, për shkak të refuzimit të ankesave nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe Gjykata Administrative deklaroi sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari.- Advertisement –

Pjesëmarrjen në protestë e kanë konfirmuar edhe nga Alternativa.


“Kanë heshtur partitë politike, kanë heshtur grupacionet e ndryshme. Prandaj edhe ne kemi vendosur që ditën e hënë, ora 18:00, prej parkut të Çairit të nisim protestën e cila do të mbaron para zyrave të Bashkimit Evropian dhe Komisionit Shtetëror Zgjedhor”, u shpreh Arben Taravari, Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët.- Advertisement –

Koalicioni akuzon se ka pasur parregullësi zgjedhore, veçanërisht në njësinë zgjedhore 5 dhe 6. Thonë se në Saraj, Zajaz dhe Tetovë janë mbushur kutitë. Për të dëshmuar këto dyshime, kërkojnë të hapet të paktën një kuti votimi dhe nëse vërtetohet e kundërta, janë të gatshëm t’ia japin 12 deputetët e tyre BDI-së.- Advertisement –

 “Le ta zgjedhin një kuti të votimit në Zajaz, cilën të duan ata, le ta zgjedhin dhe të thonë këtë e zgjodhëm. Dhe le ta hapin atë kuti. Nëse të gjithë ata që kanë votuar, janë në Zajaz, ne për 5 minuta, Aleanca dhe Alternativa, do të dalim dhe do t’ia urojmë BDI-së fitoren dhe do të kërkojmë falje prej qytetarëve që i kemi lodhur duke i akuzuar edhe 12 deputetët do të jenë në shërbim të BDI-së katër vitet e ardhshme”, deklaroi Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët.

Taravari tha se protesta e së hënës do të jetë në kuadër të rekomandimeve dhe protokolleve për mbrojtje kundër Kovid-19./TV21

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *