Talat Xhaferi mbetet kryetar i Kuvendit

Kryetari i Kuvendit në përbërjen e re parlamentare do të jetë Talat Xhaferi nga BDI-ja, i cili edhe deri më tani ishte në këtë funksion.

Kryetari i Kuvendit në përbërjen e re parlamentare do të jetë Talat Xhaferi nga BDI-ja, i cili edhe deri më tani ishte nëkëtë funksion.
Informacionin e konfirmoi mandatari për përbërjen e qeverisë së re dhe lider i LSDM-së Zoran Zaev në konferencën për shtyp pas takimit me liderin e BDI-së Ali Ahmeti.
“Ne dakorduam që kryetar i Kuvendit të mbetet Talat Xhaferi”, ka thënë Zaev.
“Mes LSDM-së dhe koalicionit ‘Mundemi’ dhe BDI-së është arritur marrëveshje e koalicionit për formimin e shumicës parlamentare, për sistemimin e përgjegjësive, përbërjes dhe parimeve të qeverisë së re me mandat të plotë e cila në katër vitet e ardhshme do të punojë me përkushtim në interesat e qytetarëve dhe të shtetit”, ka thënë Zaev, i cili theksoi se do ta kryesojë qeverinë në katër vitet e ardhshme.
Tani për tani zyrtarisht ende nuk janë publikuar emrat e ministrave të rinj në qeverinë e re./MIA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *