VMRO-DPMNE: KOALICIONI LSDM-BDI, VAZHDIMI I KRIMIT DHE KORRUPSIONIT

Emëruesi i vetëm i koalicionit LSDM-BDI janë krimi dhe gënjeshtra. Nga VMRO-DPMNE-ja rikujtojnë se Zaevi për BDI-në, para zgjedhjeve kishte theksuar se “nuk vlejnë as pesë para”, kurse BDI-ja për LSDM-në se janë kriminelë. Sipas VMRO-DPMNE-së, vendi do të ketë një Qeveri që nuk vlen pesë para dhe e cila është kriminale.

Sa i takon shfuqizimit të “Qeverisë së Përzhinës” dhe çështjes së Kryeministrit Shqiptar, nga VMRO-DPMNE-ja përmes një reagimi thonë se vetë modeli i Përzhinës ishte dakorduar mes opozitës dhe pushtetit dhe se Zaevi nuk ka të drejtë, pa u konsultuar me opozitën dhe faktorin ndërkombëtar, që në mënyrë të njëanshme ta shfuqizojë dhe të bëjë tregti në marrëveshjen për qeverinë e tij.

Bëhet fjalë edhe për një gënjeshtërr spektakolare – thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së, që ka për qëllim që të shpërqëndrohet vëmendja nga koalicioni i krimit. Ata që 4 muaj përmes shpalljeve zbulojnë se kush e ndërton “ndërtimin e egër” në “Mavrovka”, sipas opozitës, tani do ta menaxhojnë buxhetin.

Sa i takon premtimit për shqyrtimin e origjinës së pronës, nga opozita thonë se ky është një propozim i VMRO-DPMNE-së nga Kryetari Mickoski, kurse sic thonë, Zaevi atëherë ka theksuar se mund të shqyrtohet origjina e pronës edhe përmes ligjeve ekzistuese.

Për fund VMRO-DPMNE-ja përmes reagimit thotë se ky koalicion është me afat kohor të kohëzgjatjes dhe vetëm për një përdorim. /KlanMacedonia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *