Shkollarët e mesëm protestojnë para MASH-it

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme, në orët e pasdites organizon protestë kundër vendimit të Qeverisë për zhvillimin e procesit mësimor nga distanca. UNSHM-ja e vlerëson si skandaloz vendimin e Qeverisë për mësimin online duke kujtuar jo efikasitetin e tij në muajt e kaluar.

Unioni kërkon zhvillimin e procesit mësimor me model të kombinuar varësisht kushteve epidemiologjike. Protesta do të filloj në orën 17 e 30 minuta nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe do të përfundoj para godinës së Qeverisë.

Në fillim të muajit qershor, UNSHM-ja dorëzoi në Ministrinë e Arsimit një sërë vërejtjesh dhe kritikash për problemet e ndryshme me të cilat u përballen nxënësit gjatë realizimit të mësimit nga distanca.  

Gjithashtu, nga UNSHM-ja kishin kërkuar krijimin e një platforme të përbashkët, pajisjen e nxënësve nga kategoria sociale me internet dhe pajisje elektronike si dhe investime në institucionet arsimore.

🇲🇰 / 🇦🇱 Имајќи го предвид големиот христијански празник Голема Богородица, Сојузот на средношколци ја информира…

Posted by Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme – Сојуз на Средношколци на РСМ on Sunday, August 23, 2020

https://www.facebook.com/events/333311118081851/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *