Fituesit e bursës “Uskana 2020” nga Shoqata Uskana në SHBA

Pas një vlerësimi të tërthortë të aplikimeve për Bursën Uskana 2020, Shoqata Uskana ShBA ka kënaqësinë të shpalli katër fituesit e sivjeçëm të Bursës Uskana, dhe njëkohësisht i uron ata duke Ju dëshiruar suksese të pafundme në rrugën e tyre akademike.

Fituesit e sivjeçëm janë:
1. Floriana Aliu
2. Abdulla Ahmedi
3. Bedrie Zendeli dhe
4. Arlinda Abdiu

Së bashku me 4 fituesit nga viti që lamë pas, Shoqata Uskana tani gjithsej numron 8 fitues të Bursës Uskana në Kërçovë, 7 nga të cilët do jenë bursistë aktivë edhe në vitet që pasojnë (një nga bursistët nga viti 2019 diplomoi në Maj 2020).

Shprehim keqardhje për të gjithë aplikantët që nuk fituan sivjet, dhe i ftojmë ata të aplikojnë sërish në vitin e ardhshëm.

Gjithashtu, faleminderojmë të gjithë donatorët të cilët për arsye të modestisë që i karakerizon ata, nuk do i emërojmë me emër pasi ata e dijnë se kush janë.

Ju ftojmë të gjithëve të na bashkangjiteni e ti urojmë këta studentë pasi ne të gjithë kemi shumë shpresë se ardhmëria e Kombit tonë do të jetë më e ndritur me njerëz të arsimuar mirë e drejt si këta që përkrahim ne.

Me shumë dashuri,

Shoqata Uskana ShBA

Pas një vlerësimi të tërthortë të aplikimeve për Bursën Uskana 2020, Shoqata Uskana ShBA ka kënaqësinë të shpalli katër…

Posted by Shoqata “Uskana” USA on Monday, August 31, 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *