Jo-vendosshmëria | Vështrim nga Dr.Kujtim Kasami

Para disa viteve kalova një ditë të bukur tetori në qytetin e Venedikut në Itali. E ëndërroja që kur isha në shkollë fillore kur në lëndën e historisë dhe të gjeografisë mësonim për vendet e ndryshme në botë dhe historitë e tyre.
Një arsimtar i nderuar në atë kohë me foto në duar ligjëronte dhe na motivonte për të nxitur vëmendjen tonë dhe shpjegonte duke treguar për “Nusen e Venedikut”.
Nga ky moment lindi dëshira ime për të vizituar këtë qytet të bukur italian.
Për çudi kur e vizitova këtë qytet dhe nuk lash pëllëmbë të tokës së këtij vendi pa e shkelur, ajo që më ra në sy ishte kjo: kishte shumë vizitor nga vende të ndryshme sepse kuptoheshin se ishin të huaj nga pamja dhe të folurit dhe gjithashtu u vërejt mungesa e fëmijëve pasi që mungonin zhurmat fëmijërore dhe mbetërone qetësi e frikshme kado që lëviznim me shokë.
I pyeta edhe të tjerit që ishim së bashku dhe morra të njëjtën përshtypje.
Ku e di, ndoshta nuk është e njejta situatë edhe herët tjera. Ndoshta secili nga Ju që e ka vizituar në kohë tjetër mund edhe të ketë përshtypje dhe përjetime të tjera!
E kujtova këtë histori për të thënë se kur mungon zhurma e fëmijëve, mungon loja e tyre, bie qetësia dhe serioziteti i çështjeve.

Në bazë të statistikave për kryefamilje, del që kohën e fundit në shumë vende të botës pakësohen lindjet, si shkak i mungesës edhe të martesave të natyrshme, martesave midis të të njejtës gjini, planifikimit të familjeve të vogla, kufizimin e lindjeve, jetesës në vetmi dhe pa obligime / përgjegjësi familjare, në raste të caktuara – mungesa e kushteve ekonomike, apo edhe mospatja e mundësive për lindje, dhe shumë shkaqe dhe momente të tjera që nëse i rëndisim dhe i përmendim në këtë rast do të zgjatemi dhe do t’i humbim kontekstin këtij shkrimi.

Në literaturën e përgjithshme lexojmë se Kontinenti i Europës shkon në drejtim të plakjes dhe hapen teza të ndryshme për diskutim në të cilat thuhet se një nga arsyet e hapjes së mundësive për pranimin e emigrantëve sidomos nga zona të ndryshme konfliktuoze është edhe ajo që të bëhet popullimi me “gjak të ri” në kontinentin e vjetër.

Në të gjitha këto situata të ndryshme politike, ekonomike, arsimore, shëndetësore, sociale, të mirëqenies, religjioze-fetare, mediale, globale, shtetërore, nacionale, rajonale deri në lokale, sikur vërehet një Jo-vendosshmëri në caktimin dhe bërjen e çështjeve.
Sikur duket e gjithë bota është mbushur me fëmijë, dhe gjithëandej vrehet mungesa e “lotëve të fëmijëve”.
Bota sot gjithë-një e më shumë humbet në profilizimin e liderizmit global.
Kjo në teoritë shkencore nuk paraqet problem sepse shkencëtarisht sa më shumë zhvillohet procesi i globalizimit aq më tepër fuqizohet individualizmi, dhe përcegjësitë marrin përmasa globale përtej asaj që jemi mësuar të shofim apo flasim në përmasa nacionale apo shtetërore.
Në këtë proces sikur mungojnë burrat nëpër botë dhe rolin e kanë burat, pra me një “r” në role fëmijësh për të plotësuar mungesën ashtu, të shumë fëmijëve.

Nga ndonjë herë edhe mund të bëjsh si fëmijë, sidomos në mesin e familjes duke luajtur me fëmijët, por jo shpesh dhe kudo.

Gjithësesi një nga tiparet kryesore që dallon burrat nga fëmijët padyshim ka qenë dhe mbetet vendosshmëria!
E sigurisht që vendosshmëria nuk është njësoj me jo-vendosshmërinë.
Si asnjëherë tjetër bota sot ka nevojë për burra që do të jenë lider të vendosur me stabilitet të plotë dhe përgjegjësi të madhe për t’i dhënë edhe një mundësi përparimi njerëzimit pas shumë komploteve që bëhen në kurriz dhe emër të tij!

Nga Dr.Kujtim Kasami

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *