Jetë në Venus? Shkencëtarët kanë zbuluar molekula gazi në retë që rrethojnë planetin

Astronomët kanë gjetur shenja që mundësojnë jetën në atmosferën që rrethon planetin e Venusit. Ekspertët e konsiderojnë zbulimin të rëndësishëm, por deklarojnë se duhen prova të mëtejshme për të vërtetuar praninë e jetës në një planet tjetër.

Sipas buletinit të Astronomisë dhe Natyrës, këtë të hënë, shkencëtarët deklaruan se kanë zbuluar mundësinë e ekzistencës së jetës në atmosferën që rrethon planetin Venus, shpesh herë i quajtur edhe planeti binjak i Tokës.

Dy teleskopë në Havai dhe në Kili arritën të gjenin shenja të fosfinës, një gaz toksik që në Tokë nënkupton prezencën e organizmave të gjalla.

Ekspertët e konsiderojnë zbulimin të rëndësishëm por deklarojnë se kjo nuk garanton praninë e jetës në një planet tjetër.

Sipas tyre, që ky zbulim të konsiderohet i jashtëzakonshëm, do të duheshin edhe prova të pakontestueshme.

Ekipi shkencor ndërkombëtar zbuloi praninë e gazit Fosfinë me anë të Teleskopit, “James Maksuell” dhe e konfrimuan lajmin pasi përdorën radio-teleskopin “Atakama” në Kili.

“Mbeta pa fjalë. Këtë e nisëm si një eksperiment interesant. Nuk më shkonte ndërmend që mund të zbulonim dicka të tillë. Mendova se do arrinim të merrnim informacion interesant, disa gjurmë jete në Venus. Por, u befasova kur pashe përthithjen e molekulës së fosfinës me anët të teleskopit tonë,” – shprehet Jane Greaves, profesorë në universitetin e Uellsit.

Shkencëtarët kanë përdorur teleskop të fuqishëm për të kërkuar gjurmë dhe shenja in-direkte të jetës në planete të tjerë në sistemin tonë diellor.

Venus është planeti më i afërt me Tokën. I ngjashëm në strukturë por pak me i vogël se planeti ynë, ai është planeti i dytë më i afërt me diellin, Toka është e treta. Venusi rrethohet nga një atmosfere toksike e cila nuk lejon daljen e nxehtësisë. Temperatura ne siperfaqe arrin në 471 grade celsius.

Në tokë disa mikro-organizma në ekosisteme ku nuk ka prani oksigjeni prodhojnë fosfinë. Bakteret në tokë që prodhojnë fosfinën, arrijnë ta përthithin këtë element kimik nga mineralet duke i shtuar hidrogjen./euronwesAL

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *