Spektakli i fluskës që ngrin

Një spektakël mahnitës ajo e fluskave që ngrijnë në temperatura mjaft të ulëta. Filmimet tregojnë procesin e formimit të kristaleve të ndriçuara nga lindja e diellit.

Xhirimet janë bërë nga fotografja Michelle Lynn Fritz nga Pennsylvania, në kopshtin e shtëpisë së saj.

Michelle ka përdorur fluskat e fëmijëve, duke i shtuar pak glicerinë për të krijuar qëndrueshmëri, para se ti përhapte në dëborën e ngrirë.

“Pashë në internet artin e ngrirjes së fluskave vitin e kaluar, dhe si fotografe që adhuroj lulet, më dha një ide se si të përjetoj dimrin. Të fotografosh fluskat që ngrijnë është shumë e ndërlikuar, dhe është thelbësore të mos ketë erë ndërsa temperaturat duhet të jënë nën zero. Nëse do të kishte erë, pjesa më e madhe e fluskave do të çaheshin, por isha me fat që nuk kishte erë dhe fluskat nuk u prishën, por dhanë një spektakël të bukur kristalesh”, rrëfen fotografja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *