Universiteti ‘Damjan Gruev’ fillon me punë këtë vit, ‘Nëna Terezë’ më 2017

Disa nga drejtimet e Universiteti maqedonas për mbrojtje dhe siguri “Damjan Gruev”do të fillojnë të punojnë qysh gjatë këtij viti akademik.

Këtë e deklaroi sot vet ministri i mbrojtjes Zoran Jolevski, i cili deklaroi se ideja për themelimin e këtij tempulli të diturisë daton që nga muaji prill i vitit të kaluar, njofton agjencia e lajmeve INA.

00

Ndërkaq, universiteti në tre gjuhë “Nëna Terezë”,  i cili u promovua nga partia shqiptare në pushtet pritet të startoj në vitin 2017.

Ministri i Arsimit Abdylaqim Ademi  në fund të vitit 2015 pati deklaruar se plani detajuar për ndërtimin e objektit do të jetë gati në qershor të vitit të ardhshëm, ndërsa ligjeratat kanë gjasa të fillojnë në vitin 2017. (INA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *