Maqedoni: data e zgjedhjeve në pikëpyetje ?! …

Në Maqedoni po vazhdon debati rreth datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Derisa opozita kërkon shtyerjen e zgjedhjeve derisa në realizimin e reformave të plota lidhur që garantojnë këtë proces, partitë në pushtet kërkojnë të mos ketë vonesa në këtë drejtim.

Ndërkaq, përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare u bëjnë thirrje të gjitha partive parlamentare të mos i bojkotojnë zgjedhjet e 24 prillit, njofton agjencia e lajmeve INA.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 24 prill dhe nuk ka arsye për vonesa të mëtejshme, tha kryeministri Emil Dimitriev. Është e papranueshme që kërkesa e LSDM-së për datë të re të zgjedhjeve. Ai konsideron se të gjitha detyrimet e ndërmarra në Përzhino do të realizohen në kohë.

Dimitirev vlerësoi se në këtë moment nuk ka nevojë për një mbledhje të udhëheqësive partiake përkundër faktit se vet Social Demokratët ka dhënë afat deri më 24 shkurt që të gjitha palët të përpiqen për të gjetur që marrëveshja e 2 qershorit të mbijetoj.

Lidhur me funksionimin e Prokurorisë Publike Speciale, Dimitirev është i bindur se askush nuk e pengon punën e tyte.

Këshilli Qendror i Lidhjes Socialdemokrate ka miratuar vendimin për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 24 prillit, për të cilat shumica në kuvend mori vendimin.

Lideri i kësaj partie, Zoran Zaev, është shprehur se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje derisa organizimi i tyre nuk do të jetë i pranueshëm për të gjithë pjesëmarrësit.

Sipas tij, Marrëveshja e Përzhinës duhet të gjejë zbatim të plotë, teksa konsiderojnë se pastrimi i listës zgjedhore dhe reformat në media janë çështje të domosdoshme për zgjedhje të drejta dhe demokratike.

Kryetarja e deritanishme e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, An Braser nga Luksemburgu, në virgjile para skadimit të mandatit të saj i bëri thirrjetë gjithë partive politike në Maqedoni që të mos i bojkojojnë zgjedhjet e parakohëshme parlamentare.

“Nuk dëshiroj të përzihem në punët e brendshme të Maqedonisë, por dëshiroj t’u them të gjithë partive, se me bojkotimin e zgjedhjeve ose mospranimin e rezultateteve ose bojkotimin e parlamentit, nuk do të arrijmë të jetojmë në demokraci. Nevojitet të pranohet loja”, tha ajo.

Braser konsideron se tre muaj janë të mjaftueshëm për përgatitje të zgjedhjeve.

“Tre muaj para zgjedhjeve. Kur shikoj shumë vende të tjera ku kryeministri është ai i cili i paralajmëron zgjedhjet, për një periudhë, , shumë më të shkurtër, kjo do të thotë se ky nuk është përjashtim”, tha Braser.

Kryetarja e deritanishme e APKE-së, madje edhe një herë dërgoi mesazh të qartë deri te partitë politike në Maqedoni.

“U bëj thirrje atyre të cilët nuk dakordohen me këtë që ta pranojnë për shkak se ky është rregull demokratik”, theksoi kryetarja Braser.

An Braser, gjithashtu edhe anëtaret e tjera të APKE-së të cilët e ndjekin Maqedoninë, do të munden në mënyrë më burimore të njoftohen me zhvillimin më të ri të situatës nga ana e delegacionit kuvendor të Maqedonisë, i kryesuar nga deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikolloski dhe anëtarët Ermira Mehmeti nga BDI-ja dhe Renata Deskoska nga LSDM-ja. (INA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *