Maqedonia vazhdon të zhytet në borxhe!

Ministria e financave sot do të kërkoj huazim të ri gati 9 milion euro nga kreditorë vendorë. Nga fillimi i vitit, qeveria ka mbajtur dy ankande në të cilat bankat vendore, fonde, shoqëritë pensionale, kompanitë e sigurimit dhe kreditorë tjerë kanë grumbulluar 22 milion euro më shumë se sa ka kërkuar. Zëvendësministri teknik i financave Kire Naumov në disa raste ka paralajmëruar kreditorë vendorë të kenë kujdes me blerjen e obligacioneve sepse, siç paralajmëroi të gjithë huamarrjet që janë mbi shumën e shënuar do të jenë lëndë e llogaritjes ligjore.

A do të huazoj edhe sot qeveria më shumë se sa që ka planifikuar do të dihet pas mbarimit të ankandit. Borxhi publik është 43.9 për qind nga Bruto Prodhimi Vendorë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *