Bledianin do të kemi mundësi për ta dëgjuar në 13 mars 2016, Recitalin Muzikor ‘AMA’ 2016, Ed.3

Blediani është student i vitit të tretë në Lake Zurich High School. Përveç aktiviteteve artistike, ai është aktiv në Martial Arts, ku edhe mban 2nd Degree Black-Belt në Taekwondo. Blediani luan futboll në klubin e famshëm të Çikagos “Albanian Stars,” dhe është anëtar ne “Future Business Leaders of America,” një klub në Lake Zurich High School që mëson etikën e biznesit.

Për herë të parë në recitalin ‘AMA,’ ai do ta prezantojë talentin e tij me një këngë popullore shqiptare shoqëruar në piano. Bledianin do të kemi mundësi për ta dëgjuar në 13 mars 2016, në Westbrook Auditorium, Illinois Wesleyan University, Bloomington IL., së bashku me muzikantë të tjerë të rinj shqiptarë në Amerikë.

Më shumë informata, se si të regjistroheni si nxënës, ose të merrni pjesë në këtë eveniment, mund të gjenden në linkun e mëposhtëm.

Ju mirëpresim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *