Sa kohë kërkojnë perimet për t’u zierë dhe shtojcat për të përmirësuar shijen

Në këtë kohë të vitit, kur amvisat dëshirojë që tavolinës së tyre festive mos t’u mungojë asgjë, ndodh që dhe të gaboni me përgatitjen e pjatave të ndryshme që ndoshta nuk janë shumë të zakonshme gjatë vitit. Sallatrat e veçanta me përbërës të ndryshëm dhe të përgatitrua në mënyra të ndryshme, mund t’ju prishin atmosferën nëse ju nuk arrini t’i qëlloni. Për këtë ju vijmë në ndihmë duke ju paraqitur në tabelën e meposhtme, minutat qe jane te nevojshme per perimet te ziejne ne avull, si dhe me cfare kombinohen me se miri per te permiresuar shijen e tyre!
Agjinaret: 20-25min – Vaj ulliri, kripe, piper
Asparaget: 7 -13min – Vaj ulliri, lekura limoni
Mashurkat: 4-7min – Vaj ulliri, lekure limoni, fara susami
Panxhari: 30 – 35min – Trumze
Gjethet e panxharit: 7-10min – Vaj ulliri
Brokoli, e gjithe lulja: 8 – 12min – Vaj ulliri, leng limoni, fara kungulli
Laker Brukseli, e plote: 8 – 15 – Trumze te fresket
Karrota te prera: 7 – 10min – Mjalte me kanelle dhe xhinxher
Lule laker: 5-10min – Leng limoni
Presh: 5- 8min – Salce vinegret
Bamje: 6 – 8min – Leng limoni, majdanoz te fresket, qepe te njoma te kaluara ne vale
Bizele: 2 – 4min – Erza te njoma ose leng limoni
Patate: 8 – 12min – Majdanoz ose rozmarine ose koper te njome
Spinaq, gjethe te plota: 3 – 5min – Vaj ulliri, hudher, fara susami
Kungull I verdhe: 7 – 10min – Mjalte, leng limoni dhe rozmarine
Patate e embel e prere ne kubuike: 8 – 12min – Mjalte dhe leng limoni
Kunguj jeshil te prere: 5 – 8min – Vaj ulliri, leng limoni, erza te njoma

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *