Zgjerohet sistemi diellor

Zgjerohet sistemi diellor. Neptuni, planeti më i largët ka një Hënë të re dhe kështu numri i satelitëve të tij shkon në 14. Zbulimi është publikuar në revistën shkencore Nature nga një grup i Institutit Kalifornian Seti, në kuadër të kërkimeve mbi inteligjencën jashtëtokësore.

Rezultati i punës kërkimore është i rëndësishëm thonë ekspertët, duke konsideruar edhe largësinë e këtij planeti, i cili ka një distancë prej diellit 30 herë më të madhe se Toka me yllin tonë.

Sateliti i ri quhet Ipokamp, si krijesa detare e mitologjisë greke dhe ka një diametër rreth 34 km, duke u pozicionuar në vendin e fundit për nga madhësia e hënave të Neptunit.

Zbulimi është kryer falë teleskopit hapësinor Hubble dhe teknologjive të avancuara në përpunimin e të dhënave. Mendohet se kjo hënë është me ë re se planeti mëmë në moshë dhe madje mendohet të jetë krijuar nga hëna tjetër Proteus, gjatë goditjes që ka pësuar nga një asteroid.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *