KOMUNIKATË nga Lëvizja BESA

KOMUNIKATË

‎Duke u nisur nga fakti që Lëvizja BESA në gjithë këtë periudhe është paraqitur si një subjekt politik mjaft serioz dhe me qasje transparente gjatë gjithë procesit në rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt strukturave euro-atlantike, si dhe duke pasur parasysh që ky proces mund të dëmtohet nëse krijohet një krizë e re në institucionin e presidencës së shtetit, Lëvizja BESA si një nga aktorët kryesor politik opozitar, apelon që gjithë votuesit e Lëvizjes BESA, respektivisht qytetarët shqiptarë, të dalin më 5 Maj dhe të shfrytëzojnë të drejtën e votës, duke respektuar bindjet e tyre individuale. E rëndësishme për Lëvizjen BESA është që Maqedonia e Veriut të zgjedhë një President dhe mos të krijohet krizë e re institucionale gjë do ngadalsojë proceset integruese të shtetit drejt NATO dhe BE.

Poashtu, për shkak të delegjitimimit të faktorit politik shqiptar në qeveri, pavarsisht epilogut zgjedhor në 5 Maj, Lëvizja BESA kërkon nga shumica parlamentare që menjëherë të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare që realiteti politik i përfaqësimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut të reflektojë edhe me mandatet e deputetëve shqiptar në Kuvend.

02.05.2019
Shkup

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *