Porosia ime drejtuar liderit Ali Ahmeti “BDI për të cilën kanë nevojë shqiptarët!” – Opinon nga Bekim Adili

Porosia ime drejtuar liderit Ali Ahmeti   BDI për të cilën kanë nevojë shqiptarët!

Në prag të riorganizimit të saj, të shpresojm të mirëfilltë, për çka nevojë e interes ka në tërësi kombi ynë si për mbarësin e çdo partie shqiptare. Në të shumtën e herave në një vend, pavarësisht se ka më shumë parti, koha dëshmon se vetëm nga dy subjekte janë më të rëndësishme.
Si për shembull në (SHBA: Partia Republikane dhe Partia Demokratike; GJERMANI: Partia e Unionit Demokristian dhe Partia Socialdemokrate; BRITANI E MADHE: Partia Laburiste dhe Partia Konzervatore; FRANCË ajo Socialiste dhe Republikane etj). Pra kur kombet e shtetet e mëdhaja funksionojnë bazuar mbi organizimin e dy partive, çdo ndarje, krijim i subjekteve të reja apo fragmentarizim i tyre,në ambientin ku ne jetojm ujin e dërgojn në mullirin e huaj.
Ato i kan ruajtur duke i konsoliduar e cilësuar si pasuri kombëtare, me të cilat subjekte natyrshëm kërkohet partneritet nga parti, qeveri e shtete të ndërsjellta.
E konsideruar BDI, bazuar në historikun e saj si një pasuri kombëtare. E pamposhtur në asnjë betej politike për dy dekada me radhë, periudhë pas të cilës ndodhet përball presionit të kohës, që për herë të parë të bëjë reforma të dukëshme dhe të cilat do të realizohen vetëm nëse ushtron autoritetin e tij zoti Ahmeti.

  • Që ndryshimet të jenë substanciale zoti Ahmeti, duhet të kombinohet eksperienca e kuadrove të dëshmuara që karakterizohet qeverisja e tyre me të arritura dhe përzgjedhja e kuadrove që posedojnë kapacitete profesionale, me iden që subjektin të cilin themelove, e për të cilin investuan shqiptarët, ta vendosish mbi themele të forta e në binar të shëndosh.
  • E kundërta, nëse vazhdohet me avazin e vjetër, si shumë subjekte tjera shqiptare edhe BDI-në mund ta ndjek fati tyre që ka qenë një shkrirje e ngadalëshme.
  • Çka shoqëria jonë, nuk do të humbasi vetëm një parti zoti Ahmeti, por një nga pjesët më të lavdishme të organizimit të tyre politik.
  • Për faktin, jo rastësisht shërbime të ndryshme në periudha të veçanta që nga dosjet, përgjimet e të përfolurat që lidhen me skenaret ogurzeza ndaj shqiptarëve, kanë qenë përpjekje që t’ju eliminojnë politikisht zoti Ahmeti dhe përmes këtij akti,kapitalin më të madh ushtarako-politikë që kanë shqiptarët e këtij vendi.
  • Sepse gjeneza e veprimtarisë të kësaj force politike bazuar edhe në veprimtarin tuaj personale, në historikun e saj është ndër më të vjetrat shqiptare në periudhën e pas luftës së dytë botërore.
  • Fazat nëpër të cilat është zhvilluar veprimtaria Juaj, nga ku lindi kjo forcë politike, fillon nga vitet e 80-ta në ilegalitetit, vitet 99-2001, (Themelues i UÇK-së), pas vitit 2002 (nga rrethanat e krijuara), forcën ushtarake e shëndrruat në organizatë politike dhe e cila në origjinë të saj tanimë numëron, mund e sakrificë 40 vjeçare. Është argumenti radhës se ky kapital, për të cilin kanë investuar shqiptarët më shumë se për gjithçka tjetër, duhet ruajtur sepse mbi supe ka historin e veprimtarisë kombëtare.
  • Subjektin politik që e themeluat pas lufte zoti Ahmeti, në fillesat e saj e shoqëroj një eufori, e cila krijojë hapsira për “zaptues”, të strukturave partiake, epoka e të cilëve duhet të perëndojë.
  • Sa disa nga kuadrot e partis të sojit të parazitëve e të paaftëve zoti Ahmeti,për 20 vite me radhë duke shfrytëzuar autoritetin tuaj,jo pak kanë dëmtuar imazhin e subjektit dhe ecurin tonë si shoqëri përmes aferave korruptive e abuzuese.
  • Përfaqësim jo adekuat në shumë sektor, ku si pasojë anomalit kanë sjell dëme në qeverisje, sidomos më të dukëshme janë në arsim. Ku sot kemi kuadro të kualifikuara, por në masë të madhe jo të aftë profesionalisht.
  • Kështu si rrjedhojë e mos plotësimit të pritshmërive që kanë qytetarët ndaj klasës politike, dëshprimi është gjithnjë në rritje zoti Ahmeti.Fenomen i pakënaqësis i cili u shfaq në zgjedhjet e fundit, ku një pjesë e elektoratit shqiptar votuan për partin maqedonase sot në pushtet.
  • Veprim përmes të cilit jo vetëm që ulet pesha e përfaqësimit tonë, por të nesërmen do marr guximin të flas në emër të ligjitimitetit të shqiptarëve ndonjë nga liderët e partive maqedonase.
  • Janë dëshmi se koha po troket për të pastruar e reformuar subjektin, bazuar në thithjen e burimeve njerëzore, si një filozofi bashkohore që mbart sukses në qeverisje zoti Ahmeti.
  • Ju pas shumë situatash kritike që kaloj vendi, sidomos në 10 vjeçarin e fundit në qeverisje me VMRO-në, (parti e cila projektonte skenare anti shqiptare e kundër interesave euro-atlantike), me maturi arritët të shtyjni procesin e kauzës sonë drejt barazis nacionale, procese të cilat duhet të finalizohen me realizimin e barazis të plotë në kushtetuetshmërin e këtij vendi.
  • Dekada në të cilat treguat se jeni një partner serioz karshi faktorit ndërkombëtar në ecurin e proceseve integruese për në strukturat euro-atlantike. Një meritë e cila ju dedikohet,si lidership i pakontestueshëm i shqiptarëve në këto 20 vite.
  • Ndërsa sot zoti Ahmeti, duhet të tregoni vizion mbi të ardhmen e subjektit tuaj, duke e ndërtuar atë bazuar në nevojat që shfaq koha e globalizmit, e që do të thotë se BDI
    duhet të shëndrohet në një subjekt të moderuar politik.
  • Ku për bazë në filozofin e saj qeverisëse të ketë avancimin e kuadrove të mirëfillta.
  • Ku prurjet e reja të posedojnë aftësi që të përballen jo vetëm me rivalët politik të subjekteve tjera në Shkup, por të jenë të aftë të përfaqësojnë me dinjitet komunitetin tonë në Bruksel e Uashington.
  • Ku vendimarrja të jetë kolegjiale dhe strukturat partiake të jenë aktive duke funksionuar bazuar në rregulla e kritere mbi bazën e meritokracisë.
  • Ku përmes projekteve të studiuara të ndërtohen strategji për zhvillim,përmes të cilave të rritet standarti jetësor dhe të frenojmë ikjen e rinisë. Një plag që përjetojm dhe e cila do shfaqi pasoja në të ardhmen e afërt, nëse sot nuk projektohen politika parandaluese.
  • Ku një nga shtyllat që duhet ti jepet përparësi është ruajtja dhe ndërtimi urave të bashkëpunimit me diasporën si një nga thesarët më të çmuar që kemi, përmes veprimtarisë të cilëve kemi arritë suksese epokale, pjesë e të cilës jeni edhe Ju personalisht zoti Ahmeti.
  • Sikurse drejtësin duhet të vazhdoni ta kërkoni për proceset e montuara për të cilat dëshmi keni “bombat e Zaevit”, gjatë përgjimeve zoti Ahmeti. Veprim përmes të cilit do të kontribonit në nxjerrjen e të vërtetave, një akt e vyrtyt i lartë njerëzor që përfundimisht do të betononte forcimin e besimit te qytetarët shqiptar.
  • Së fundi nëse dëshirojm të kemi sa më shumë rezutate në qeverisje, pajtohem me Ju zoti Ahmeti se duhet apeluar deri te partit opozitare dhe lidershipi tyre. Që nëse duan vërtet të avancojn pozitën e shqiptarëve dhe të jenë faktor serioz në politik,ato duhet të bashkohen. Çka do ti shërbente edhe vetë BDI-së, që të mobilizohet për të patur një qeverisje më cilësore dhe më shumë produktive.
  • Kam bindjen se fazën e pubertetit politik elektorati ynë e ka tejkaluar. Tani shpresoj e uroj që edhe subjektet e veçanërisht lidershipi partive tona të marri në konsiderat eksperiencën dhe pjekurin e tyre për të ndërtuar parti të moderuara,me kuadro të aftë e demokraci të brendshme.
    Të cilat duhet të unifikohen kur është interesi kombëtar dhe të ushtrojn ndamas rivalitetin politik,bazuar në vlera e kritere të botës përparimtare.
Me konsiderat nga Bekim Adili, publicist!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *