Sekreti për të menaxhuar kohën është…?

Në ka diçka që shkakton më tepër stres në ditët tona, është padyshim aftësia jonë për të menaxhuar kohën.

Sa herë keni thënë: s’kam kohë, s’më del koha etj. ?

Sipas specialistëve, njeriut i është dhënë “dhuntia” për ta administruar kohën, por nga ana tjetër shpesh ndihet një lloj indiference sikur koha të mos na përkasë. E megjithatë personat e suksesit mendojnë që mënyra më e mirë për t’u realizuar është organizimi i ditës.

“Organizimi” mbetet kështu “fjala magjike”.

Një nga anët pozitive të të organizuarit të kohës është rritja e kënaqësive shpirtërore si dhe vetëvlerësimi, të nevojshme këto për të pasur një rritje të rezultateve në sipërmarrje. Po si mund të arrihet kjo? Të fiksohet një objektiv nuk është e mjaftueshme, që nga momenti kur ju jeni njohur me të do të thotë të dish se sa realist është ai, sa është nxitës, fleksibël, i verifikueshëm, sa është i përgjegjshëm, i matshëm, por më së shumti duhet kuptuar se në sa kohë ju mund të arrini rezultate.

Kështu koha duhet programuar për të arritur objektivat në një kohë sa më të shkurtër të mundshme dhe për të ndarë kështu kohën për veten tuaj.
Programimi duhet të zhvillohet si e bardha mbi të zezë. Fakti i të shkruarit do të thotë nga njëra anë ta bësh reale dhe nga ana tjetër ta shikosh të realizohet në aksion në momentin kur kryehen verifikime dhe të bësh korrigjimet e duhura për hir të funksionimit. Në fakt, të shprehesh me anë të të shkruarit rrit mundësinë për të kujtuar dhe pengon që puna të mbahet mend vetëm me anë të kujtesës, rrit gjithashtu edhe përqendrimin për të parë në mënyrë besnike punën e kryer.
Strategjia konsiston në: të caktosh objektivat, të saktësosh mjetet e duhura dhe burimet, të stabilizosh përgjegjësitë, të studiosh projektin në faza të ndryshme, të zgjedhësh datën e finalizimit brenda kohës së programuar, të mendosh për të papriturat si dhe të llogarisni kohën për kontroll dhe rivlerësim.

Por një nga karakteristikat kryesore të njeriut është të përfshihet nga rutina dhe nga humbja e kohës, të cilat mund të vijnë si shkak i brendshëm ose nga rrethanat.
Këto ndërprerje të panevojshme ulin eficiencën dhe rendimentin, sepse sjellin shpërqendrim dhe kështu çdo gjë duhet të niset nga fillimi. Janë të nevojshme pushimet për të rikuperuar energjinë e humbur, të cilat nuk shihen si humbje kohe.

Në fakt, duhet të mësohet se si të shpërndahen përgjegjësitë të paktën në dy këndvështrime: është e rëndësishme të ketë dëshirë dhe të dihet se si mund të bëhet një punë e caktuar. Drejtuesit kanë mësuar të vlerësojnë përparësitë e të deleguarit, sepse kjo ul mbingarkesën, i lihet më shumë kohë prioriteteve, ndihmon për të sjellë të mira nga konkurrenca mes bashkëpunëtorëve, lejon të ketë nxitje dhe motivime, të cilat rrisin kënaqësinë e marrë nga puna.

Në fund një rekomandim: Edhe pse tek e fundit mënyra se si administrohet koha kthehet në një art, nuk duhet të lihen pas dore nevojat tona.

Të dish ta administrosh kohën nuk do të thotë të harrohet vetvetja, të hidhen tutje ndjenjat e fajit. Pra, caktoni paraprakisht kohën e pushimeve, bëni pakt me vetveten për të pasur periudha të lira, lini pak kohë për atë çka duhet të bëni kur nuk keni punë, mësoni të kënaqeni me të dhe më pas përvishjuni punës me energji të rinovueshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *