Ju janë zvogëluar rrobat në rrobalarëse? Mos u brengosni, mund t’i ktheni në gjendjen e mëparshme

htrirja e rrobave të cilat janë rrudhur gjatë larjes shpesh nuk do të jetë e efektshme

Mirëpo, ekziston një truk me të cilin mund t’i ktheni në gjendjen e mëparshme dhe t’i shpëtoni rrobat, transmeton Telegrafi.

Rrobën, e cila është zvogëluar në rrobalarëse, mund ta ruani me ndihmën e këtij truku të thjeshtë për të cilin ju nevojiten vetëm shamponi i bebeve dhe peshqiri.

– Mos e shtrini rrobën e cila është zvogëluar në rrobalarëse. Provoni trukun me shampon dhe peshqir.

Lavamanin mbusheni me ujë të vakët dhe në të shtoni një filxhan të vogël shampon fëmijësh. Rrobën e cila është zvogëluar lëreni që të njomet dhe herë pas here fërkojeni butësisht në mënyrë që penjtë të lirohen.

Nxirreni pas disa minutash dhe kullojeni ngadalë, por mos e shtrydhni. Në një sipërfaqe të rrafshët përhapeni një peshqir të madh dhe në të vendoseni rrobën të cilën e keni nxjerrë nga uji. Rrotullojeni bashkë me rrobën derisa të marrë formën e tubit.

Peshqiri do të thithë tepricën e lagështisë, por nuk do ta thajë rrobën. Rrotullojeni gypin dhe përhapeni peshqirin tjetër të gjatë dhe të thatë dhe rrobën tani vendoseni në të.

Butësisht zgjateni sa më shumë që të mundeni dhe lëreni të thahet në të. Veprimin mundeni ta përsëritni disa herë.

Procedurën mund ta shihni edhe në video:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *