Afrim Gashi takohet me ambasadorin e ri turk në Shkup, z.Hasan Mehmet Sekizkok

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i shoqëruar nga Sekretari Organizativ, Bekim Sali, sot kanë realizuar takim me ambasadorin e ri turk në vend, z. Hasan Mehmet Sekizkok.

Në këtë takim miqësor kryetari Gashi i dëshiroi mirësjeardhje dhe punë të mbarë ambasadorit të ri, z. Mehmet Sekizkok, ndërsa në takim u bisedua edhe mbi rolin
konstruktiv dhe miqësor të Turqisë në rrugëtimin euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut.
Ambasadori turk, Hasan Mehmet Sekizkok, e falënderoi kryetarin Gashi, duke theksuar se AlternAtivA, si parti e qendrës së djathtë, po jep kontributin e saj në vlerat progresive dhe marrëdhëniet vëllazërore shqiptaro-turke.
Në fund të takimit të dyja palët u dakorduan që edhe në të ardhmen të ketë takime të këtilla miqësore.

http://alternativa.mk/wp-content/uploads/2020/01/IMG-20200121-WA0001.jpg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *