Ah moj Kala, çfarë të gjeti ! -nga Leonora Saliju

Kanë kaluar 3 vite nga reagimi im i parë për gërmimet jo të rregullta të nisura para 3 vitesh dhe të përfunduara po në të njejtën kohë.

Një ekspeditë diku 10 ditore.

Dhe tash çfarë ka mbetur nga ajo “Ekspeditë” ?
Mure dhe gropa të braktisura në dorë të fatit, ose të natyrës. Asnjë studim, asnjë publikim shkencor, asnjë projek konkret për konservim, dhe ne të mjerët që mburremi me “Uskanën e Ilirisë”. Për vite me rradhë kjo kala ka mbetur e pa zbuluar, e pagërmuar dhe e pa studjuar.

Sipas disa studjuesve, qyteti antik i Uskanës ndodhet ne rrethinën e Kërcovës. Uskana ishte pjese e fisit të Penestëve. Fis Ilir që përmendet nga historiani Tit-Liv dhe Polibi. Tit-Livi përmend Uskanën si një qytet me 10 000 banorë. Qytet poashtu në të cilin kanë kaluar luftrat e perandorisë Romake kundër asaj të Maqedonisë antike nga viti 172 para erës sonë deri më 168 para erës sonë. Në fillim të vitit 169 para erës sonë gjatë këtyre luftërave Perseu, mbreti Maqedonas korrë fitore dhe pushton Uskanën.

E gjitha kjo histori dhe shumë të tjera kanë ndodhur në rrethinën e qytetit të Kërçovës dhe sidomos në kalanë e saj. Kalaja që është një vend me histori shekullore ku kanë kaluar perandorinë të ndryshme na ka lënë gjurmë të ndryshme sa nga ana historike po aq nga ana arkeologjike. Por fatkeqësisht këto rrënoja dhe gjurmë arkeologjike deri më sot mbetet të pazbuluara dhe pa studjuara.
Për sa e sa vite bisedohet për gërmime arkeologjike në këtë kala, por kjo gjë nuk ka ndodhur, ose janë hapur ca cepe knej, ca cepe anej nga gërmimet e 3 viteve më parë. Dhe përkundrazi, aktualisht në kala nodhin disa punime për rivitalizimin e saj. Por fatkeqësisht edhe pse kalaja është nën udheqësin e ministrisë së kulturës, atyj nuk gjendet asnjë arkeolog për mbikqyrjen e punimeve siq ndodh nëpër gjithë vendet evropjane dhe nuk respektohet asnjë regull e mbrojtjes së rrënojave arkeologjike.

Në çdo vend ku janë të dëshmuara rrënoja arkelogjike duhet së pari të kryhet një projekt me ndrërhyrje arkeologjike: gërmime, mbledhja e informacioneve dhe pastaj të studjohet e gjitha zona për të mos u demtuar asnjë murë, asnjë shtresë dhe për të mos shkaterruar pasuria kulturore. Në këtë kala nuk janë kryer asnjëherë këto studime si që është dashur të jetë. Dhe sot me ndërhyrjen e projektit për rivitalizim e Kalasë së Kërçovës pa mbikqyrje profesionale shkatërrohet një histori, shkatërrohen gjurmët e të parëve tanë dhe shkatërrohet çdo artefakt arkeologjik që gjendet në këtë kala. Intervenimi i këtij lloji në një zonë arkeologjike zhduk çdo shtresë arkeologjike dhe kulturore. Zhduk çdo artefakt nga konteksti i saj. Zhduk dhe dëmton çdo mur dhe dëshmi arkeologjike. Çdo material i gjetur, i hequr nga konteksti në studime arkeologjike është i PA Vlerë. Për arkeologët dhe studjuesit cdo gurë duhet të negelet ne vendin e vet, çdo shtresë duhet të mbetet e pa prekur, çdo artefakt duhet ti takoj ndonjë shtrese arkeologjike. Dhe ky intervenim pa mbikqyrjen e duhur profesionale shkatërron çdo shpresë për studimin e kësaj historie.
Çdo projekt në të mirë të qytetarëve është i mirëseardhur. Rivitalizim duhet të bëhet por në mënyrën e duhur dhe duke u përshtatur normave bashkëkohore për mbrojtjen e trashëgimisë.

Ç’ne një amfiteatër në kala ?

Amfiteatër: ndërtesë antike eliptike, me një arenë dhe shkallare, e paraparë për shfaqje luftarake. Këto ndërtesa antike asnjëherë nuk kanë egzistuar mbrenda mureve të kalave. Nuk ka egzistuar kurrë një amfiteatër në kalanë e Kërçovës, ose të paktën nuk ka asnjë dëshmi dhe asnjë tekst nuk flet për të.

Nëse e kuptova mirë nga deklarata e kryetarit të komunës bëhet fjalë për një “teatër” dhe jo anfiteatër që do të ndërtohet në kala. Çdo hapsirë për zhvillimin e sferës kulturore është e dobishme për promovimin e çdo arti, por këto skena duhet të ndërtohen në vendet e përshtatshme dhe duke mos e cënuar ose dëmtuar një hapsirë tjetër. Kemi shumë shembuj në trevat shqiptare të kalave të mirëmbajtura dhe që sjellin me qindra turista vetëm me bukuritë e tyre pa u ndërtuar ndërtesa që nuk i përkasin asaj hapsire: Kalaja e Shkodrës, Lezhës, Prizrenit, Kaninës etj.
Ne duhet ta mbrojmë dhe vlerësojmë këtë pasuri arkeologjike që kemi, dhe jo ta dëmtojm.

Unë sot si arkeologe dhe Kërçovare e bëj ketë reagim se e kam për detyrë profesionale ndaj pasionit që kam dhe ndaj bashkë qytetarve të mi që shpesh më pyesin, “o Nolka, kur do vish dhe bën një projekt gërmimi në Kërçovë”. Me intervenime pa mbikqyrje në monumente dhe rrënojat arkeologjike shkatërrohen gjurmët nga ajo se çfarë na ka lënë hisotori. Përderisa nuk bëhen studime dhe gërmime të mirëfillta demtohen rëndë ato rrënojat arkeologjike që kan ngel. Dhe e përsërisë se nëse preket një kontekst arkeologjik, kjo mbetet pastaj e pavlerë. Dhe shpresat e gjetjes së njërës prej kalajave të Uskanës ose gjurmëve të ketoj qyteto dë të zbehen dhe zvogëlohen.

Mbroje pasurinë kulturore.
Leonora Saliju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *