Karrenbauer nuk do të garojë për të zëvendësuar Merkelin në postin e kancelares

Kryetarja e partisë qeverisëse në Gjermani, Annegret Kramp-Karrenbauer, nuk do të garojë për të zëvendësuar Angela Merkelin në postin e kancelares.

Drejtimin e Unionit Demokristian e mori në Dhjetor të 2018-ës, ndërsa u përfol si favorite për të pasuar Merkelin nga viti 2021.

Kohët e fundit, Unioni është kritikuar për rezultatet e kontestuara të zgjedhjeve rajonale në landin e Turingenit.

Disa demokristianë zgjodhën të bashkëpunonin me partinë e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), në zgjedhjen e kryeministrit rajonal.

Për subjektet kryesore, bashkëpunimi me AfD-në konsiderohet tabu.

Burimi:TAR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *