Mërgimtarët e Amerikës i dhurojnë një Piano Qendrës për Kulturë të Kërçovës

Qendra e Kulturës Kërçovë pasurohet me një instrument muzikor shumë të rëndësishëm Grand Piano KAWAI RX2 dhuratë nga bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Per kete drejtori Mazllam Osmani shkruan ne FB :
Është kjo një dhuratë shume e vlefshme sa financiarisht po aq edhe shpirtërisht sepse përmes artit dhe kulturës mbajmë gjallë shpirtin dhe kultivojmë vlerat tona si popull. Kënaqësia është edhe më e madhe duke pasur parasysh faktin se në këtë nisëm kanë marrë pjesë 41 familje të cilët përskaj Qendrës së Kulturës siguruan Piano digjitale edhe për 6 shkolla fillore. Falënderime pafund për të gjithë donatorët duke ju premtuar se do të bëjmë çmos që në këtë instrument të luajnë shumë artistë të mirëfilltë por edhe talentë të ardhshëm. Gjithashtu dëshiroj të falënderoj edhe Komunën e Kërçovës të cilët ndihmuan që donacioni të kaloj më shpejtë në doganë dhe pa tatim ku vetëm vlera e pianos ishte çmuar në mbi 25 mijë euro.
Edhe një herë Ju faleminderit shumë dhe Zoti ju shtoftë begatinë dhe bujarinë tuaj !

Mërgimtarët e Amerikës i dhurojnë një Piano Qendrës për Kulturë të Kërçovës

Mërgimtarët e Amerikës i dhurojnë një Piano Qendrës për Kulturë të Kërçovës

Posted by Tv Uskana on Tuesday, February 18, 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *