Vështrim nga një këndvështrim tjetër për “Koronavirusin”

“Bioterrorizmi” sfidon sigurinë e superfuqive globale!

Në këto ditë të rënda që kalon njerëzimi, po zhvillohet një betejë në sytë e të gjithëve, midis Covid-19 dhe sigurisë globale. Ku në front të parë përballë armikut janë mjekët si ushtar pa municionin e nevojshëm për të fituar këtë luftë. Një ballafaqim mes teknologjisë mjekësore dhe pandemisë e cila ka një kanosje çfarosëse sidomos ndaj moshës së tretë. Mungesa e një përgjigjeje nga shkencëtarët mbi origjinën e koronavirusit, u ka lënë vend shumë dyshimeve dhe teorive konspirative. Mes të cilave se virusi është përhapur nga laboratorët kinez, se pas këtij akti qëndron interesi ekonomik amerikan, ndërkoh që nuk përjashtohet Rusia për faktin se është ndër fuqit e vetme që nuk është prekur popullata e saj nga koronavirusi, etj. Në gjithë këtë histori një e vërtet egziston dhe ajo është se siguria e superfuqive globale ka humbur luftën, nga një akt i mundshëm që mund ti vij nesër njerëzimit, pra nga ai i BIOTERRORIZMIT. E vërtet, e cila hedhë poshtë të gjitha ato investime në armët bërthamore, nukleare,të sistemit antiraketor e antibërthamorë dhe të ngjashëme investime galopante.Ku politikat e vendeve të fuqishëme të këtij globi,do detyrohen që të zëvendësojn kursin e investimeve të tyre,duke i dhënë prioritet fuqizimit të shkencave mjekësore,patur si objektiv parandalimin e një sulmi të mundshëm bioterroristë. Sot jemi dëshmitar okular, se të gjithë sytë i kemi drejtuar te përkushtimi, sakrifica e heroizmi mjekëve, përfshij edhe dështakët e politikbërjes botërore, të cilët si prioritet shekullor në investimet e tyre duhet të shpallin bioshkencat. Pra ky moment pritet të ndryshojë botëkuptimin politik e bashkë me të edhe botën. Vitin e kaluar furtunat e zjarrit dogjën mushkëritë e Tokës në pyjet e Amazonës, si pasojë e ngrohjes globale akullnajat po treten, e si rrjedhojë e saj kemi erozion të tokës që shoqërohet me më shumë tërmete, përmbytje e cuname. Pra nëse sot nuk investohet pë të patur një ekosistem të shëndetshëm, padyshim se të gjithë duhet të ndjejm pasiguri për të nesmërmen. Këshu themelet e filozofisë të dominimit ushtarak njëra mbi superfuqinë tjetër mesa duket po shemben. Këtë më së miri e dëshmon edhe situata e krijuar përballë të së cilës të gjithë ndjehen të pafuqishëm për të luftuar këtë virus nëse do të ishte i karakterit bioterrorist. Përfshijë edhe zbarkimin e forcave amerikane në kontinentin tonë ku do të zhvillohet një stërvitje shumëkombëshe nga 40.000 forca të armatosura e quajtur “DEFENDER-Europa 20” më e madhja që nga Lufta e Ftohtë. Pra, kjo kohë po vendos në test eksperiencën njerëzore të fituar nga antikiteti deri sot, nëse ky moment do të vlej për vendet e fuqishëme si një busullë orientuese dhe një pikënisje për gjetjen e një kodi të ri të sigurisë universale, nga ku njerëzimi të ketë një rend të ri botëror, bazuar në teoremën e ekulibrit mbi të cilën formulë egziston vetë globi dhe gjithësia në të cilën jetojmë. Apo egoizmi, se cili do ngjitet më lart për të dominuar mbi tjetërin do të orientojë vendet e fuqishëme drejt betejave të radhës që mund të jenë katastrofale në botën të cilës i përkasim të gjithë.

 Bekim Adili-gazetarë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *