Kërçovarët nga Amerika, sollën ndihma humanitare për familjet në nevojë në vendlindje

Shoqata Uskana e filloi projektin “Nënat e Uskanës” para dy vitesh.
Atëherë Z. Ikmet Xhambazi na ofroi të gjithë logjistikën e kompanisë së tij “LINDI” për sigurimin dhe shpërndarjen e ndihmave tek familjet në nevojë.

Sivjet, pas një koordinimi në mes Shoqatës Uskana SHBA dhe Shoqatës se Kërçovarve në Austri, barrën për realizimin e këtij projekti e mori përsipër Z. Bashkim Bajrami nga fshati Aranjell – një njeri i heshtur, i urtë dhe shumë modest, por burrë shumë fisnik.

Ndërkohë, që të mos vonohet realizimi i këtij projekti, Dr. Shkelqim Gichi Selimi së bashku me pronarin e marketit As Senjak – Lulzim As-market Arifi u kujdesën që pakot ushqimore të pregaditen në afat rekord. Ata në bahkëpuim me Bashkim Bajramin si dhe Bashkësitë Lokale të fshtarave rreth Kërçovës brenda një dite mundësuan shpërndarje të pakove ushqimore për gjithsej 201 familje.

Ndërkaq, kjo nuk do ishte e mundur pa ndihmën e Kërçovarve zemërgjërë të cilët edhe pse jetojnë e punojnë në SHBA, vazhdojnë të mbeten të lidhur më rrënjën e tyre në Kërçovë…mbase më fort se kurrë.

Të dashur miq të Shoqatës Uskana, prandaj Kërçova është e madhe dhe e ëmbël. Është e tillë pasi ka njerëzit më bujarë të cilët nuk kursejnë vullnet për të bërë diçka të bukur për Kërçovën tonë të dashur.

Përfitojmë nga rasti që të faleminderojmë të gjithë ata që në mënyrë direkte apo indirekte ishin pjesë e këtij projekti.

Urojmë që projektet e rradhës të na gjejnë akoma më të koordinuar si diasporë Kërçovare.

Uskana është e jona!

Shoqata "Uskana" SHBA
Luan Elezi, Kryetar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *