Bundesliga e Austrisë do të rifillojë në javën e parë të qershorit

Bundesliga e Austrisë në futboll do të rifillojë në javën e parë të qershorit, pas pushimit të detyrueshëm disa javorë shkaku i koronavirusit.

Ministri i i sportit i Austrisë, Werner Kogler, ai i shëndetësisë Rudolf Anschober dhe përfaqësuesit e ligës dhe federatës së Austrisë kanë kumtuar vendimin të martën, raporton “Laola1.at”.

Orari i ndeshjeve do të bisedohet në takimin e klubeve nesër. Por, Bundesliga e Austrisë pritet të rifillojë më 2 qershor pa shikues. Por, më herët do të luhet finalja e Kupës së Austrisë mes Red Bull Salzburgut dhe Austria Lustenaus së Kategorisë së Dytë.

Te Salzburgu luajnë Albert Vallçi e Mërgim Berisha. Te Lustenau luan mbrojtësi i ri 20-vjeçar nga Kosova, Robert Gjergjaj./KohaNET

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *