BUNDESLIGA: Leipzig e nis me fitore, Wolfsburg dhe Leverkusen ndajnë pikët!

Leipzig konfirmohet si skuadër pretendente edhe në këtë sezon të ri të Bundesligas pasi ja doli të merrte tre pikët e para shumë thjeshtë falë fitores 3-1 ndaj Mainz në Red Bull Arena. Një ndeshje e thjeshtë në letër për skuadrën e Nagelsmann që u zgjidh që në pjesën e parë falë golave të Forsberg me penallti dhe Poulsen që i dhanë avantazhin e dyfishtë skuadrës lindore. Në fillimin e pjesës së dytë u realizuan dy gola të tjerë fillimisht Mateta ngushtoi shifrat ndërsa vulosi fitoren e Leipzig Haidara me golin e 3-1. Përfundoi në barazim pa gola sfida tjetër dhe njëkohësisht sfida e fundit për javën e parë ajo mes Wolfsburg dhe Bayer Leverkusen./SuperSport

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *