PREMIER LEAGUE: Mane mposht i vetëm Chelsea-n, Kepa dhe Jorginho tradhëtojnë blutë!

Liverpooli fiton supersfidën e javës së 2-të të Premier League dhe ngjitet në krye të rendijtes në kuotën e 6 pikëve sëbashku me Arsenal, Everton dhe Crystal Palace. Sfida e Stamford Bridge u vendos nga dy golat e Sadio Mane por edhe gabimet e shumtë individuale të lojtarëve të Chelsea siç ishin ato të Christensen, Kepa Arrizabalagas dhe Jorghinos. Episodi kyç i kësaj sfide u regjistrua në fundin e pjesës së parë kur danezi Christensen u ndëshkua me karton të kuq duke lënë Chelsea-n me një lojtar më pak në fushë.

Fillimi i pjesës ishte i gjithi për Liverpoolin me Sadio Mane që zhbllokoi shifrat në favor të kampionëve të Anglisë me një gol të bukur në minutën e 50-të. Në të 54-ën një gafë e Kepas në largimin e topit i dha mundësi skuadrës së Klopp të dyfishonte shifrat me të njëjtin autor Sadio Mane. Jorghinho kishte mundësinë ideale për të rihapur sfidën me një penallti të fituar nga Timo Werner në minutën e 75-të por goditja e italo-brazilianit u ndal nga Allison. Mungesat u ndjenë te Chelsea edhe në këtë sfidë ndërkohë që te Liverpooli në fillimin e pjesës së dytë debutoi Thiago Alcantara duke lënë shenjën e tij në këtë ndeshje me një paraqitje shumë pozitive. /SuperSport

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *